E Diel, 1 Nëntor 2026

Ushtari Salihi con ne vend te pare Shqiperine

Shqiperia beri detyren ndaj Luksemburgut modest duke fituar me rezultatin minimal 1-0 fale nje kryevepre te bomberit shkodran Hamdi Salihi ne minuten e 37-te pas nje sherbimi te Armend Dallkut. Per Shqiperine ky ishte rezultati i dyte rresht pozitiv pas barazimit 1-1 kater dite me pare ndaj Rumanise ne Pietra Neamt.

Fitorja ndaj Luksemburgut edhe pse nuk ishte e thelle ne gola ajo ishte e 11-ta ne Europes ne ndeshjen e 75-te jubilare te saj ne ndeshjet kontinentale. Salihi edhe nje here tjeter tregoi se eshte ai i qe ka aftesine e cilesine te zgjidhe problemet e Kombetares pasi eshte ai qe ka shenuar ne kater ng pese fitoret e fundit te Shqiperise kater miqesore dhe nje zyrtare.

Per trajnerin Kuzhe kjo ishte fitorja e pare ne nje ndeshje zyrtare pas dy barazimeve Danimarke Rumani dhe dy humbjeve Portugali Suedi. Nga ana tjeter Shqiperia ne ndeshjen e 12-te me Kuzhene ne bankine e zgjati serine e saj pa humbje ne shtate ndeshje nje rekord absolut. Shqiperia u ngjit ne kuoten e kater pikeve duke kapur vendin e pare me po aq pike sa Bosnja qe nga ana e saj barazoi 0-0 me Rumanine.

Ndeshja e radhes per Shqiperine ne eliminatoret e Euro 2012-s eshte ajo kunder Bosnjes ne Qemal Stafa qe nga ana e saj humbi 2-0 me Francen ne Sarajeve. Per Francen shenuan Karim Benzema 72 dhe kapiteni Florent Malouda 79.

PJESA E PARE
Shqiperia e nisi me gjashte lojtare ofensive takimin duke pasur ne vijen e pare Erjon Bogdanin dhe Hamdi Salihin te mbeshtetur nga Ervin Skela Gjergji Muzaka Ansi Agolli Klodian Duro dhe Ervin Bulku. Ne vijen e mbrojtjes u rreshtuan Armend Dallku Lorik Cana dhe Debatik Curri. Minutat e pare pane nje Shqiperi shume dinamike madje teper afer portes kundershtare duke rrezikuar e fituar menjehere tri goditje kendi ne gjashte minuta. Ne minuten e 15-te Shqiperia fitoi nje goditje te lire ne kufijte e 25 metrave por skema e perdorur nga lojtaret me Agollin si ekzekutues nuk funksionoi. Pak sekonda me pas luksemburgasit u shfaqen befasisht para portes sone aq sa Beqaj u detyrua te dale jashte zones per te bllokuar sulmin kundershtar. Ne minuten e 23-te Mutc frenoi hyrjen ne zone te Muzakes duke u ndeshkuar me karton te verdhe nderkohe qe Ervin Skela ne gjuajtjen e lire nga rreth 17 metra e perplasi topin ne murin kundershtar duke shperdoruar nje mundesi te mire. Pas nje minute Muzaka u shfaq ne vijen fundore te zones se Luksemburgut duke leshuar tokazi nje silure por portieri kundershtar Xhonatan Xhubert u shnderrua serish ne heroin e skuadres se tij.Ervin Bulku fitoi nje duel me kapitenin Peters ne minuten e 29-te ky i fundit e frenoi duke shkaktuar nje faull por dhe duke u ndeshkuar me karton te verdhe. Klodian Duro ekzekutoi nga rreth 19 metra por Xhubert tregoi klasin e tij duke e grushtuar topin ne goditje kendi. Muzaka u tregua dhe nje here protagonist ne te 33 kur harkoi ne zone dhe aty Salihi ekzekutoi nje rofeshate akrobatike por pa mundur te gjeje kuadratin. Veprim inteligjent i sulmuesit shqiptar te Rapidit te Vjenes. Ky ishte vecse paralajmerimi i bomberit shkodran pasi ne te 37 Armend Dallku krosoi nga e djathta e sulmit tone topi mberriti ne zone dhe aty Gerd Myleri shqiptar - nofke e vendosur nga Oto Baric - realizoi me nje kryeveper ne forme voleji golin e Shqiperise te katertin e tij ne pese ndeshjet e fundit dhe te shtatin personal me fanellen e Kombetares. Ky ishte dhe goli i gjashte i Shqiperise i shenuar ne tri ndeshje zyrtare kunder Luksemburgut.

PJESA E DYTE
Nisi pa asnje ndryshim ne radhet e dy skuadrave. Momenti i pare i shkelqyer i Shqiperise erdhi ne minuten e 53-te kur pas nje krosimi te gjate te Ansi Agollit nga e majta e sulmit tone topi mberriti te Muzaka ky i fundit brenda zones se vogel dha nje asist per Bogdanin por sulmuesi i Cezenes nuk arriti te koordinoje sferen per ta zhytur topin ne rrjete. Ne te 57 Mutc i Luksemburgut simuloi gjate nje dueli brenda zones me Armend Dallkun duke kerkuar penallti por gjyqtari sllovak Trutc e ndeshkoi me kartonin e dyte te verdhe dhe rrjedhimisht te kuq. Luksemburgu me dhjete lojtare. Ne te 63 Klodian Duro fitoi nje goditje te lire nga nje distance rreth 25 metra por ekzekutimi i Ansi Agollit la per te deshiruar. Luksemburgu ne minuten e 71-te nje goditje te lire nga rreth 30 metra Peters aplikoi me zgjuarsi nje skeme duke mos gjuajtur direkt por duke hedhur topin ne zone ku nje lojtar luksemburgas pasoi per shokun e tij qe goditi shtyllen horizontale por pozicioni i ketij te fundit ishte jashteloje. Ne minuten e 80-te Muzaka shume aktiv ne kete ndeshje i la vendin fantazistit te Panionosit Jahmir Hyka. Pas pak sekondash Lorik Cana ishte shume prane golit kur goditi fuqishem me koke perpara Hamdi Salihi te godiste atje ku bashkohet shtylla horizontale me ate pingule. Kapiteni Ervin Skela tregoi klasin e tij kur goditi nga larg por portieri Xhubert - me i miri i Luksemburgut - i tha Jo edhe nje here tjeter golit te dyte te Shqiperise. Ky ishte dhe momenti i fundit pikant i ndeshjes perpara se Kuzheja te bente zevendesimin taktik mesfushorit Klodian Duro me mbrojtesin Andi Lila.

GOLAT E HAMDI SALIHIT

Shqiperi-Malte 3-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Milan 3-3 1 gol miqesore
Suedi-Shqiperi 4-1 1 gol zyrtare
Mali i Zi-Shqiperi 0-1 1 gol miqesore
Shqiperi-Andorra 1-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Uzbekistan 1-0 1 gol miqesore
Shqiperi-Luksemburg 1-0 1 gol zyrtare

Eliminatoret e Euro 2012
Grupi D

Shqiperi - Luksemburg 1-0
Shenues Salihi 37
E marte 7 shtator 2010 stadiumi Qemal Stafa

SHQIPERIA Beqaj Dallku Cana Curri Agolli Bulku Duro 89 Lila Muzaka 80 Hyka Skela Bogdani Salihi. Trajner Josip Kuzhe.
Ne bankine Hidi Lila Vangjeli Kapllani Vila Hyka Lika

LUKSEMBURGU Xhubert Kicinger Blez Hofman Shnel Peters Laterca Betmer Da Mota Pajal Mutc. Trajner Luk Holc
Ne bankine Obervajs Kolet Bensi Bukvic Jenish Martino Gerson

Gjyqtar Ricard Trutc Sllovaki
Kartone te verdhe Mutc 2 Peters/ Bogdani Bulku
Karton i kuq Mutc

Euro 2012 Bjellorusi - Rumani 0-0

Pas barazimit te hidhur 1-1 me Shqiperine ne Pietra Neamnt Rumania regjistroi nje tjeter barazim me Bjellorusine 0-0ne transferte. Mediat rumune u treguan mjaft te ashpra me Kombetaren e tyre e sidomos me trajnerin Razvan Lucesku. Bjellorusia pas dy ndeshjeve te para ka kater pike fitoi ne ndeshjen e pare kunder Frances ndersa Rumania vetem dy pike.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Marte 07 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›