E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti i pergjigjet Fergusonit: Nuk ka ndeshje te lehta

Trajneri i Celsit, Karlo Anceloti nuk e cilesoi te lehte ndeshjen e radhes dhe as titullin kampion, ndryshe nga komentet e Aleks Fergusonit, i cili theksoi se blute e Londres do te jene te favorizuar deri ne fund te kampionatit, nga kalendari i ndeshjeve. "Djajte e Kuq" e mbyllen ne barazim pa gola ndeshjen e fundit, duke u larguar dy pike nga vendi i parafundit. "Shpresoj qe Aleks te kete qene sa me korrekt", - theksoi trajneri Karlo Anceloti. "Ndoshta para se te thote, se do te jete e lehte ndaj Boltonit, duhet te dije se nuk kam kaluar asnje ndeshje te lehte, gjate ketij sezoni. Te luash dhe te fitosh ne fushe te Blekbernit nuk eshte gjithmone e lehte. Ata kane nje skuader te forte, brenda shtepise se tyre. Blekberni barazoi me ekipin e Mancester Junajtid dhe ky rezultat konsiderohet pozitiv per ekipin tone, vetem nese do te arrihet fitorja ne ndeshjen e radhes", - shton Anceloti. "Titulli eshte ne duart tona. Ne jemi ne gjendje qe te bejme me te miren, por per te ruajtur kete nivel na duhet qe te fitojme te gjitha ndeshjet e mbetura", - theksoi trajneri i bluve te Londres, Karlo Anceloti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›