E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthehet Robin Van Persi, Arsenali behet "i frikshem"

Arsen Venger eshte shprehur se ylli holandez i futbollit, Robin Van Persi do te jete pjese e skuadres se Topcinjve te Londres ne mesjave, gjate perballjes direkte ndaj ekipit rival te Totenhemit. Robin Van Persi ka qene jashte planeve te Arsenalit, qe nga muaji nentor i vitit te kaluar, kur theu njerin ligament te gjurit, gjate perballjes direkte mes ekipeve kombetare te Holandes e Italise. Ai ka shpresuar qe te rikthehet sa me shpejt ne ekip, per gjashte javet e mbetura te kampionatit. Van Persi i eshte kthyer stervitjes se plote me ekipin e tij, gjate javes se kaluar dhe ishte parashikuar qe te luante per tre ndeshjet e fundit te Premier Liges, kunder Mancester Sitit, Blekbernit dhe Fulhemit. Lajmi me i mire per tifozet eshte se holandezi do te rikthehet ne nje kohe kur i duhet me shume se asnjehere tjeter ekipit te tij, Arsenalit. Trajneri Arsen Venger theksoi ne lidhje me kete ceshtje: - "Ai do te jete gati per te luajtur edhe per ndeshjet e mbetura. Van Persi mungoi ne pjesen me te madhe te ndeshjeve, ndaj rikthimi i tij eshte nje lajm teper pozitiv".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›