E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anceloti "largohet" nga Celsi: Jam edhe nje vit trajner i Milanit

Trajneri i Milanit, Karlo Anceloti deklaroi se nuk do te largohet dhe se shanset qe ai te bashkohet me Celsin, jane thuajse zero. Sipas trajnerit te Milanit, mundesite e qendrimit tek i njejti klub jane te sigurta. Celsi nuk do te kete ne stolin e tij, Gus Hidink, pas perfundimit te kampionatit. Sipas Ancelotit, kontrata i perfundon pas nje viti dhe arsyet qe ai te largohet jane te pakta. "Jam pak i lodhur duke folur rreth ketyre gjerave. Jam 100 per qind i sigurte se do te mbetem tek Milani", - theksoi Karlo Anceloti, ne vigjilje te ndeshjes qe do te luaje skuadra e tij ndaj Romes. Gjithsesi, me vone trajneri i Milanit theksoi: "Pas perfundimit te kampionatit do te lexoj gjithcka dhe do te vendos me tej." Sipas Ancelotiti, e ardhmja per te marre vendimin e duhur do te jepet, pas ndeshjes se radhes. Milani shpreson qe te siguroje perfundimisht nje vend ne Ligen e Kampioneve, ne rast se do te triumfoje ndaj Romes. Pavaresisht deklaratave te trajnerit te Milanit, Anceloti, fjalet e presidentit Berluskoni duket se do te vendosin ne fund, per te ardhmen e Ancelotit. Trajneri aktual i Milanit, nuk arriti te siguronte titullin kampion dhe per kete arsye, pritet qe te analizohet ecuria, pas perfundimit te kampionatit.

Ranieri

Juentusi shkarkoi trajnerin, Klaudio Ranieri, pasi nuk pati nje ecuri pozitive ne ndeshjen e fundit te Seria A. Edhe Anceloti eshte drejt largimit, bazuar ne mediat vendase dhe fjalet e presidentit, Silvio Berluskoni.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›