Provimet e lirimit, nis hartimi i tezave
Nis procesi i hartimit te testeve per nxenesit qe mbarojne klasen e nente dhe qe do t'u nenshtrohen provimeve te lirimit. Burime nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve, bejne me dije se ka nisur tashme hartimi i testit, i cili do te jete unik per te gjithe. Por, duke qene se sivjet eshte viti i pare i funksionimit te provimeve te lirimit njelloj si procesi i Matures Shteterore, specialistet jane shume ne ankth, ndaj po punojne intensivisht. Sipas burimeve nga AVA, testi do te pergatitet prej kesaj agjencie dhe do te shperndahet ne Drejtorite Arsimore Rajonale dhe neper zyrat e arsimit neper rrethe. Mesuesit qe do te angazhohen gjate diteve te zhvillimit te provimit, pra administratoret e provimit, nuk do te jene nga shkolla ku do te behet provimi, por do te kembehen me njeri-tjetrin. Nga ana tjeter do te kete nje pergjegjes administrimi per cdo mjedis provimi, sikurse edhe ne Maturen Shteterore. "Punimet e nxenesve do te jene te sekretuara, me menyra me te thjeshta se ato te Matures Shteterore. Nuk do te kete barkode, por nje numer regjistrimi te mbyllur, i fshehur menjehere sapo shenohet ne test dhe ne fleten e regjistrimit, i cili do te dekonspirohet dhe do te hapet vetem kur mbaron korrigjimi, pra kur numrit ne fjale i akordohet sasia e pikeve qe ka marre realisht ne punimin e tij", thone burime nga AVA.