Partizani i shmanget renies, por jo "play-out"-it
Partizani, ekipi legjendar, per pak sa nuk ra ne nje kategori me poshte, por edhe pas javes se fundit nuk e ka siguruar ende mbijetesen. Do te kete edhe nje ndeshje tjeter te mundimshme per 15 here kampionet e vendit, para se tifozet dhe ekipi te mendojne per sezonin e ri futbollistik. Lushnja fitoi minimalisht, 1-0 ne "Roza Haxhiu"dhe dritheroi ekipin e Partizanit, por nuk rezultoi e mjaftueshme, edhe pse me pike ato jane barazuar, ne fund. Partizani fale golavarazhit me te mire, prej nje goli, i shpetoi dy vendeve te fundit, qe do te luajne ne nje edicion me vone, nje kategori me poshte. Te kuqte e Shpetim Duros do te duhet te luajne edhe nje ndeshje "play-out", me Kastriotin ose me Gramozin, per te mbijetuar. Partizani dhe Lushnja, ne gjykimin e nje tresheje nga Maqedonia jane ndare me fitoren e vendasve, por qe nuk rezultoi e mjaftueshme ne fund, per te arritur nje vend, per te diskutuar qendresen. Ne pjesen e pare te ndeshjes vendasit jane treguar me kerkues dhe Sekseri, pas nje goditje te forta, nga jashte zones shenoi nje gol te bukur, qe nuk arriti ta shmangte dot portieri Shehi. Mijera tifoze te pranishem ne stadium festuan dhe inkurajuan ekipi, per te shenuar golin e dyte. Por ne pjesen e dyte Partizani krijoi disa raste te pastra dhe mund te kishte barazuar rezultatin. Lushnja, nepermjet ndonje perpjekjeje sporadike, thjesht festoi nje fitore ngushelluese, ne fund.
Play-Out
Elbasani i dha nje jave me pare lamtumire kampionatit, por edhe Lushnja zbriti nje kategori me poshte. Pas perfundimit te kampionatit, Bylisi dhe Partizani, do te luajne nga nje ndeshje "Play-Out", me Gramozin dhe Kastriotin.,
Play-Out
Elbasani i dha nje jave me pare lamtumire kampionatit, por edhe Lushnja zbriti nje kategori me poshte. Pas perfundimit te kampionatit, Bylisi dhe Partizani, do te luajne nga nje ndeshje "Play-Out", me Gramozin dhe Kastriotin.,