E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doktoraturat, UT shpall deget

Per te gjithe ata qe duan te thellojne studimet e tyre, mund ta bejne nje gje te tille prane Universitetit te Tiranes, i cili mbahet si nje nder me te miret ne Shqiperi. Keshtu, sivjet ky universitet do te ofroje plot 29 programe doktoraturash. Nderkohe qe studimet per programet e ciklit te trete, do te mund te ndiqen vetem ne kater fakultete te ketij universiteti. Konkretisht kater fakultetet qe do te ofrojne studimet per marrjen e grades "Doktor" jane: Fakulteti i Drejtesise, Fakulteti i Shkencave Sociale, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Fakulteti i Mjekesise. Ky i fundit, do te kete edhe numrin me te madh te programeve te doktoratures, per te cilin jane percaktuar 19 te tilla.

Doktoratura

Programet e studimeve te doktorates jane programe te studimeve te ciklit te trete, me karakter plotesisht akademik, qe kane ne baze, kerkim shkencor dhe veprimtari krijuese te pavarura. Keto studime zgjasin te pakten 3 vjet dhe perfshijne, 60 kredite per studime te organizuara. Organizimi dhe funksionimi i programeve te studimeve te doktorates, percaktohet me rregullore te vecante te Universitetit te Tiranes. Rregullat me specifike ne lidhje me hartimin e programeve, kuotat e pranimit, kriteret e perzgjedhjes se kandidateve, vecorite akademike, kohezgjatjen dhe kreditet si dhe diplomat e programeve te studimeve te doktoratures percaktohen ne rregulloren e shkolles doktorale, prane njesise baze ne analogji, per aq sa eshte e mundur.

Kushtet

Per t'u pranuar ne nje program studimi te Doktorates, kandidati duhet te zoteroje diplome te nivelit te dyte, diplome te integruar te nivelit te dyte apo diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, ekuivalente me to. Institucionet publike te Arsimit te Larte, percaktojne kritere specifike te pranimit ne programet e doktorates, bazuar dhe ne rekomandimet e Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences. Keto kritere behen publike para fillimit te pranimeve t? radhes ne institucion. Per t'u pranuar ne nje program studimi specializimi afatgjate, kandidati duhet te zoteroje diplome te nivelit te dyte, diplome te integruar te nivelit te dyte, apo diplome tjeter studimi te fituar jashte vendit, ekuivalente me to dhe te plotesoje standardet akademike te kritereve te pranimit ne institucionin perkates. Institucionet publike te Arsimit te Larte percaktojne kritere specifike te pranimit ne keto programe studimi, bazuar dhe ne rekomandimet e Keshillit te Arsimit te Larte dhe Shkences, te cilat behen publike para fillimit te pranimeve t? radhes ne institucion.

Fakultetet ku do te kete doktoratura:

Sikurse mesohet, do te jene 4 fakultete ku do te zhvillohen studime te ciklit te trete. Behet fjale per Fakultetin e Drejtesise, ku do te kete doktorature ne degen e se Drejtes Civile, te se Drejtes Publike dhe te se Drejtes Penale. Studime te ciklit te trete do te zhvillohen edhe ne Fakultetin e Shkencave Sociale, ne programet Psikologji, filozofi, Sociologji, Pune Sociale dhe Pedagogji. Gjithashtu, ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja do te kete Doktorature ne programin e studimit Shkenca gjuhesore dhe ne Letersi boterore. Fakulteti i Mjekesise do te kete me shume programe studimi ne dispozicion, duke filluar nga Farmakologji, Fiziologji dhe Fiziopatologji, duke vazhduar me Kardiologji, Kerkime ne Otorinolaringologji, Alergologji dhe semundje infektive ne pediatri, e duke perfunduar nder te tjera me Shkencat Farmaceutike


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›