E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: Interi do na motivoje me shume

Shefi i stolit milanist e vlereson kete perballje si shume te rendesishme, duke kerkuar fitoren per te dale nga kriza.

“Derbi i dites se neserme eshte me i rendesishem per ne se sa per Interin”. Kete koment e ka bere trajneri kuqezi, Carlo Ancelotti.

Shefi i stolit milanist e vlereson kete perballje si shume te rendesishme. “Eshte nje mundesi e madhe per te dale plotesisht nga momenti i veshtire. Do luajme ndaj skuadres me te forte te momentit, por per ne eshte nje stimul me shume”, shton trajneri kuqezi.

Ne vijim te deklarates para mediave, Ancelotti nuk ka dhene asnje detaj rreth formacionit qe do zbrese ne fushe qe nga minuta e pare. Dilemat me te medha jane ne repartin e sulmit ku, Ronaldinho, Shevchenko dhe Pato jane tre emrat ne dispozicion.  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›