E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana dhe Dinamo nuk falin, ndalet Besa

Skuadra bardheblu mundi 3-1 Flamurtarin duke u ngjitur ne kuoten e 13 pikeve, ndersa Dinamo triumfoi ne fushen e Lushnjes 2-1.

Tirana ndodhet e vetme ne krye te klasifikimit te Superliges pas ndeshjeve te javes se peste te zhvilluara sot. Skuadra bardheblu mundi 3-1 Flamurtarin duke u ngjitur ne kuoten e 13 pikeve.

Golin e pare per vendasit e shenoi Memelli ne minuten e 16-te, ndersa Marikon ka barazuar gjithcka ne minuten e 30-te. Ka qene serish Memelli, i cili ne minuten e 58-te dhe 61-te ka trefishuar rezultatin duke i dhene Tiranes fitoren e radhes.

Nderkohe, Dinamo ka fituar me rezultatin 2-1 ne Lushnje. Jusufi ka kaluar ne avantazh miqte ne minuten e 7-te, por ne pjesen e dyte Bokotola barazoi gjithcka. Ishte Plaku, i cili ne minuten e 85-te kaloi serish ne avantazh Dinamon.

Ndeshja tjeter mes Beses dhe Teutes perfundoi ne barazim 1-1. Sakaj shenoi per kavajasit ne minuten e 43-te, ndersa Xhafa barazoi 10 minuta me pas.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›