E Shtunë, 31 Tetor 2026

Moto GP, Lorenzo ne pole position

Jorge Lorenzo ka qenë piloti më i shpejtë në provat zyrtare të Cmimit të Madh të Japonisë në kampionatin e Moto GP.

Ky është pole position për spanjollin e Jamahas, i cili është rikthyer në krye pas disa problemeve që e kanë ndjekur në këto garat e fundit.

Në garën e të dielës në pistën e Motexhit, Lorenzo do të ketë pas krahëve australianin Kejsi Stoner me Dukati dhe Niki Hejden me Honda.

Në Japoni të gjithë presin garimin e Valentino Rosit i cili pas kësaj gare mund të sigurojë matematikisht titullin e 8 kampion bote në MotoGP. Italiani i Jamahas ka arritur të zërë vetëm vendin e katërt në provat zyrtare.

Kohën e pestë më të mirë e ka vendosur Dani Pedrosa ndërsa fituesi i edicionit të kaluar në këtë pistë Loris Kapirosi u rendit i gjashti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›