Moto GP, Rossi siguron titullin e tete boteror

Gjithcka ndodhi ne pisten e Motegit ne Japoni, ku piloti i Jamahas mjaftonte te dilte i treti ne gare per te siguruar kete triumf te radhes. Por ne realitet ngjarjet shkuan akoma me mire per italianin.
Ne Motegi, Rossi arriti te fitoje garen qe ishte e 70-ta ne karrieren e tij. I nisur nga vendi i katert ne vijen e nisjes, Rossi arriti te kaloje shume shpejt rivalet e tij duke filluar qe nga Horge Lorenzo, per t’u vene me pas ne ndjekje te dy kryesuesve te gares, Stoner dhe Pedroza.
Si australiani ashtu dhe spanjolli e mbajten kryesimin e gares deri 11 xhiro nga fundi i saj. Ne kete moment, Rossi vendosi diktatin e tij pasi i kaloi te dy pilotet per te krijuar shkeputjen prej tyre deri ne fundin e gares.
Nuk kishte c’te bente me shume Stoner, qe e dorezoi titullin atje ku e siguroi edhe vitin e kaluar, ne Japoni. Ndersa Pedroza u detyrua te kenaqej vetem me vendin e trete.