Ancelotti: Jemi të fokusuar te ndeshja kundër United
Gjykata evropiane e arbitrimit të premten ka tërhequr embargon e transferimeve ndaj Chelseat, mirëpo mundësia për të transferuar lojtarë të rinj në janar, nuk është çështje për të cilën shqetësohet aktualisht trajneri Karlo Ancelotti. "Duhet të përqendrohemi në ndeshjen e të dielës (kundër Manchester United)". "Mund të blejmë (lojtarë), por tani kemi çështje të tjera dhe nuk është me rëndësi se çfarë mund të bëjmë në janar".
"Është një ndeshje shumë e rëndësishme, të luajmë kundër skuadrës së dytë në Premier Ligën. Vlerën e ka tri pikë, sikurse ndeshjet tjera, mirëpo përballemi ndaj një ekipi të jashtëzakonshëm", ka thënë Ancelotti në një konferencë për shtyp.