Thaçi parashikon pjesëmarrje rekord në zgjedhjet lokale
Kryeministri kosovar Hashim Thaçi parashikon një numër rekord votuesish në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, përfshirë serbët dhe komunitet e tjera pakicë.
"Edhe pse janë zgjedhjet e para lokale në Kosovën e pavarur, pjesëmarrja e komuniteteve pakicë, para së gjithash e serbëve, do të jetë rekord, dhe ky është mesazhi më i mirë se ne po ndërtojmë një vend demokratik dhe shumetnik", theksoi Thaçi në mbledhjen e qeverisë.
Fushatën elektorale ai e vlerësoi të qetë dhe demokratike, si fushatën e konkurrencës së vlerave. "Është një fushatë model për rajonin", u shpreh kryeministri Thaçi.