E Diel, 1 Nëntor 2026

Haiti, gjendet i gjallë punonjësi i OKB-së nën rrënoja

Një anëtar i stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara arriti ti shpëtonte tërmetit të pak ditëve më parë në kryeqytetin e Haitit.
Jens Kristensen u nxorr ditën e diel nga rrënojat e selisë së OKB-së në Port-Au-Prince ku kishte mbetur i bllokuar për pesë ditë me radhë.
Mjekët i dhanë fillimisht danezit Kristensen një mjekim fillestar, dhe më pas u transportua për përkujdesje shtesë.
Anëtari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje për të folur.
"Ka edhe dy njerëz të tjerë të mbetur nën rrënoja", tha Kristensen për forcat e shpëtimit.
Qendra Kordinuese e Operacioneve Onsite bëri të ditur se kushtet e favorshme klimaterike dhe cilësia strukturore e ndërtesës së OKB-së që u shkatërrua nga tërmeti, ka bërë që të rriten shanset e të mbijetuarve nën këto rrënoja.
Zyra e OKB-së për Koordinimin e çështjeve Humanitare ka raportuar se janë 27 zona urbane, ku janë vënë në shërbim 1.500 punëtorë shpëtimi dhe 115 qen.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›