E Shtunë, 31 Tetor 2026

100(e 1) gola me Barçën, Mesi hyn në histori

Mesi, që e arrin këtë rekord në moshën 22-vjeçare, e fut emrin e vet në listën e 16 lojtarëve të historisë së Barçës të cilët kanë arritur kuotën e 100 golave. Duke parë që rekordi është 235 gola (Sezar në vitet ’40-’50), nuk është aspak e pamundur që argjentinasi të thyejë këtë rekord.Këto shifra janë mbresëlënëse, po të marrim parasysh faktin që Mesi nuk është bomber i mirëfilltë. Ai ka shënuar gjithsej 21 gola në 27 ndeshje gjatë këtij sezoni (gjithsej 101 gola në 187 ndeshje me një mesatare prej 0.6 golash për ndeshje). “Ky rekord është meritë e klubit dhe jam i sigurt që në të ardhmen do të vijnë të tjerë”, u shpreh 22-vjeçari. Fjalë të ëmbla edhe nga trajneri Guardiola: “Është e çuditshme që lojtari më i mirë në botë është shembull edhe në stërvitje, në ndeshje, me shokët apo në jetën private. Nuk di ç’të kërkoj më tepër nga ai”.                                                                                             

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›