Mançesteri mban hapin e çelsit
Skuadra e Aleks Fergusonit e la gjithçka për në pjesën e dytë, duke shënuar tre herë në portën e Bërnlit. Berbatov kaloi vendasit në epërsi në minutën e 63-të dhe pesë minuta më pas Uejn Runi dyfishoi rezultatin. Në minutën e fundit i riu Diuf realizoi golin e tretë.Ndërkohë, dje Roberto Mançini provoi shijen e hidhur të humbjes pas katër fitoresh në krye të stolit të Mançester Sitit. “The Citizens” u mposhtën 2-0 në fushën e Evertonit. Vazhdon kriza e pafund për Liverpulin, që dje nuk shkuan më tepër se një barazim 1-1 në fushën e Stoke Sitit, barazim që e largon edhe më tepër skuadrën e Rafa Benitezit nga vendet e para në klasifikim.