E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti: Na duhen lojtarë

Pas barazimit 3-3 ndaj Aston Villas, trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, i ka dërguar një mesazh të qartë pronarit të klubit, Roman Abramovich: Kemi nevojë për lojtarë.

Italiani thotë se atyre u mungoi mbrojtësi Alex dhe thotë se ai do të mundohet të bëjë një vlerësim për nevojat blerëse gjatë ditëve në vazhdim.

“Në qendër të mbrojtjes mendoj se duhet të shikojmë në formën e Alex. Këtë javë ai kthehet nga Brazili dhe duhet të shikojmë. Nuk më pëlqen të flas këtu, por ne kemi nevojë për disa lojtarë”, ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›