E Shtunë, 31 Tetor 2026

Milan fiton miqesoren ne Katar

Milan ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin vendas të Al Ahli, në të cilin luan edhe Fabio Cannavaro.

Seedorf ka shënuar golin e parë me një goditje me të majtën pas një topi të servirur nga Pato. Po në pjesën e parë Antonini dhe Seedorf kanë rrezikuar portën e Yousiff, por pa mundur të dyfishojnë rezultatin. Cassano ka nevojë ende për kohë për të gjetur formën më të mirë fizike

Në pjesën e dytë futet në fushë Milan B. Në minutën e 27-të të kësaj pjese shënon golin e dytë me kokë i riu Beretta pas një krosimi të Robinho.

Pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, Hassan shkurton diferencën me një gol të bukur me të majtën.

Për tu përmendur përplasja e Robinho me një nga telekamerat që i ka shkaktuar brazilianit dy prerje në gju dhe disa qepje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›