Mourinho nuk pret shitje të lojtarëve të Realit
Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, nuk beson se gjatë afatit kalimtar të janarit do të ketë ndonjë largim nga Bernabeu.
Mourinho ka dashur t`i largojë lojtarët si Ezequiel Garay, Lassana Diarra dhe Mahamadou Diarra, por duket se ka ndërruar mendjen.
“Informacionet nga klubi janë se asnjë lojtar nuk do të largohet. Ne i kemi 25 vende të zëna, edhe lojtarët të cilët kanë luajtur më pak po ashtu kanë kualitete, ne kemi besim në ta dhe koha e tyre do të vijë”.
“Nga informatat që unë i kam, ne do të vazhdojmë deri në fund të sezonit me të njëjtët 25 lojtarë, që në të vërtetë do të jenë 24 për shkak të (Gonzalo) Higuain”, ka thënë Mourinho.