E Shtunë, 31 Tetor 2026

Egjipti mposht Italinë; të kaltrit në dorë të Brazilit

Johanesburg- Italia ka pësuar një humbje befasuese nga Egjipti në kuadër të Grupit B të Kupës së Konfederatave. Në ndeshjen e zhvilluar të enjten mbrëma, me një gol të vetëm të shënuar nga Mohammed Homos (40), përfaqësuesja e Egjiptit ka mposhtur të besuarit e trajnerit Lipi.

Kështu, Egjipti dhe Italia kanë pikë të barabarta dhe ndeshjet e fundit do të vendosin se kush do të kualifikohet në gjysmëfinale.

Në sfidën decizive Egjipti përballet me SHBA-të, ndërsa përfaqësuesja e Italisë ka një ndeshje shumë të vështirë përballë Brazilit, i cili edhe pse ka siguruar kalimin për në gjysmëfinale, rivaliteti që ka me Azzurët do të bëjë që t’ua vështirësojë punët italianëve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›