E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Australi, test të detyrueshëm Covid-19 për ata që udhëtojnë nga Kina

Udhëtarëve nga Kina në Australi do t’u kërkohet të paraqesin një test negativ të koronavirusit pas mbërritjes në vend, nga e enjtja, 5 janar, ka njoftuar ministri australian i Shëndetësisë Mark Butler.

Australia ndjek hapat e disa vendeve të tjera ku kufizime të ngjashme janë shpallur së fundmi. Masa po merret si masë paraprake, shpjegoi zoti Butler.

Një dispozitë identike u njoftua të shtunën (31/12) nga qeveria e Kanadasë, nga 5 janari për tridhjetë ditë. Koreja e Jugut , Spanja dhe Franca  iu bashkuan numrit në rritje të vendeve, përfshirë veçanërisht SHBA- në dhe Indinë , që e kanë bërë të detyrueshme për udhëtarët nga Kina kryerjen e testeve negative për koronavirusin .

Shpërthimi i numrit të infektimeve me virus në Kinë pas përfundimit të papritur të politikës “zero COVID” në fillim të dhjetorit po shkakton shqetësim në rritje ndërkombëtarisht.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›