Kroacia hyn në Eurozonë dhe Shengen, ndryshon monedhën e saj në euro

Kroacia u bë shteti i 20-të anëtar i BE-së që u bashkua me Eurozonën dhe zëvendësoi monedhën e saj kombëtare, kunën, me euron.
Nga sot, 1 janari 2023 u hoqën kontrollet kufitare në pikat kufitare tokësore dhe detare ndërsa në pranverë, më 26 mars 2023, ato do të hiqen edhe në aeroporte.
Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen ka përshëndetur futjen e euros dhe hyrjen në zonën Shengen, te Kroacisë. “Sot është një ditë gëzimi dhe krenarie për popullin e Kroacisë,” tha Ursula von der Leyen, duke folur për konfirmimin e “punës së palodhur” dhe “vendosmërisë” nga ana e tyre.
Ajo gjithashtu vuri në dukje se kjo është një “ditë festimi” jo vetëm për kroatët, por për të gjithë evropianët. “Ne do të duhet të punojmë shumë ngushtë së bashku për të mbrojtur zonën Shengen dhe për të ruajtur përfitimet e saj, sepse Shengen nuk mund të merret si i mirëqenë”, theksoi Presidentja e Komisionit dhe shtoi se “funksionimi i tij është përballur me sfida me kalimin e kohës dhe vazhdon të pranojë sfida. Shengen ka të bëjë me përkushtimin dhe besimin reciprok”shtoi ajo.
/rtsh.al/