E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: United nuk është i njëjti pa Rooneyn


Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotë se mungesa a sulmuesit Wayne Rooney ka qenë kyçe për fitoren 2-1 të bluve dhe marrjen e kreut.

"Nuk jeni i njëjti ekip pa të. Rooney është një lojtar fantastik i cili është vështirë të zëvendësohet me një tjetër. Berbatov po ashtu është i mirë, por Rooney është krejtësisht i ndryshëm".

"Rooney ndonjëherë mund të kthehet në mbrojtje ta marrë topin dhe ta shfrytëzojë atë për gjithë ekipin, pastaj mund të sulmojë në cilindo drejtim. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm", ka thënë Ancelotti.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›