Bajerni nënshtron Shalken, rimerr kreun e Bundesligës
Bajerni i Mynihut rimori kreun e Bundesligës, pasi fitoi 2-1 në përballjen me Shalken, rivalen direkte për titull. Bavarezët e drejtuar nga Luis van Gal morën tri pikët e plota në “Veltins Arena”, pavarësisht faktit se luajtën në inferioritet numerik në pjesën e dytë, pas kartonit të kuq të Altintop. Frenk Riberi dhe Tomas Myler ia lehtësuan punën Bajernit me dy golat e realizuar në harkun e 60 minutave (25’ dhe 26’). Pesë minuta më pas, Shalke shkurtoi shifrat me Kevin Kuranji. Megjithatë, skuadra e drejtuar nga Feliks Magath nuk arriti të shfrytëzonte faktin se ka qenë me një lojtar më shumë në fushë, prej minutës së 41-të. Pas kësaj sfide shumë të luftuar, Bajerni është ngjitur në krye të klasifikimit në kuotën e 59 pikëve. Tashmë bavarezët e shohin veten 1 pikë përpara Shalkes dhe 6 më shumë se Leverkusen, që me humbjen 3-2 në fushën e Ajntrahtit të Frankfurtit, duket se i ka dhënë lamtumirën garës për titull. Pas fitores 2-1 me Verderin, Borusia tashmë synon vendin e tretë.
#