E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vidiç: Do ta respektoj kontratën

Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Nemanja Vidiç, ka deklaruar se ai do të respektojë kontratën që e sheh atë deri në verën e vitit 2012 në Old Trafford, duke përgënjeshtruar spekulimet për një largim të mundshëm.
Kohët e fundit ishim dëshmitarë të spekulimeve për një kalim të mundshëm të serbit te Real Madridi apo së fundmi te Milani, spekulime të cilat i ka hedhur poshtë Vidiç.
"Kurrë nuk kam thënë se do të transferohem te Real Madridi. Unë do të qëndroj këtu të paktën deri në vitin 2012 dhe më pas do të bisedojmë për të ardhmen time".
"Po kënaqem këtu dhe mendoj se këtë po e tregoj edhe në fushë. Tani për tani, jam i fokusuar në futboll dhe po e bëj më të mirën. Spekulimet e mediave mund të ndikojnë në përqendrim dhe unë nuk dua një gjë të tillë tani".
"Ndoshta më herët gjatë këtij sezoni, për shkak të disa lëndimeve, njerëzit filluan të thoshin: 'Ai nuk është i lumtur', por, asnjë fjalë të tillë unë nuk e kam thënë. Unë do të doja të fitoja katër tituj me radhë në Premier Ligën pasi që askush këtë nuk e ka arritur më parë dhe unë dua të shkruaj histori", përfundoi Vidiç.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›