Irani përgatit antisamit ndaj Washingtonit në datat 17 dhe 18 prill
Republika Islamike e Iranit njoftoi mbajtjen e një samiti në datat 17 dhe 18 prill si kundërpërgjigje ndërkombëtare mbi sigurinë bërthamore që do të mbahet me 12 dhe 13 prill në Uashington.
"Energji bërthamore për të gjithë, armë bërthamore për asnjë". Kjo është tema e përcaktuar prej iranianëve për samitin dyditor, ku sipas tyre ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj edhe Republika Popullore e Kinës.
"Janë dërguar gjithashtu ftesat në disa shtete të ndryshme si dhe disa organizatave ndërkombëtare dhe Kombeve të Bashkuara", deklaroi zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Ramin Mehmanparast.
Teherani vazhdon të këmbëngule prej kohësh për qëllimet e tij paqësore të programit të tij bërthamor, pasi zhvillimi i armëve në masë, sipas tyre, bie ndesh me parimet e islamit.