E Diel, 1 Nëntor 2026

Ancelotti: United varet nga Rooney

Menaxheri i Chelseat, Carlo Ancelotti, mendon se Manchester United është ekip që mbështetet vetëm në një lojtar.
Ancelotti beson se United nuk mund të fitojë ligën pa sulmuesin Wayne Rooney, që tashmë ka shënuar 20 gola këtë sezon.
"Pa Rooneyn do të jetë vështirë për United të fitojë titullin. Ai është një lojtar shumë vendimtar për Manchester United. Ne kemi shans pa Didier pasi kemi Anelkan, një sulmues tjetër të klasit botëror".
"Ne duhet ta ruajmë hapin me Arsenalin dhe United pasi besoj se do të ketë një luftë deri në ndeshjen e fundit", ka shtuar italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›