Sot mblidhet Asambleja e Jashtëzakonshme e Tiranës
Zhvillohet sot në orën 18:00 në hotel Tirana Asambleja e Jashtëzakonshme e ekipit të Tiranës. Asambleja pritet të dikutojë vendimet e Komisionit të Disiplinës të marrë dje ndaj Tiranës. Komisioni i Disiplinisë vendosi dje të pezullojë për një vit trajnerin e Tiranës, Alban Tafaj si dhe të pezullojë në 8 ndeshje lojtarin Devi Muka. Ndërkohë që ndaj ekipit është vendosur një gjobë prej 300 mijë lekë dhe 4 ndeshje të luhen pa tifoz. Në Asamble pritet të merren vendime të rëndësishme.