Ancelotti e nderron regjimin

Carlo Ancelotti ka thene se do te perdore nje regjim me te rrepte ne Chelsea pasi seria e rezultateve negative e ekipit te tij u thellua pas barazimit 1-1 ne shtepi kunder Evertonit.
Rezultati nenkupton se ekipi i Ancelottit ka fituar vetem nje nga gjashte ndeshjet e tyre te kaluara ne Premierlige sekuence e cila beri qe ata te humbin poziten e liderit nga Arsenali ndersa mund te bien ne vendin e trete nese Manchester United fiton ndeshjen e tij kunder Blackpoolit.
Ancelotti ka pranuar se eshte i brengosur nga forma e dobet e ekipit te tij dhe beson se menyra e ringjalljes se tyre do te jete ndryshimi ne qasjen e stervitjes. 147Ndoshta ne duhet te ndryshojme dicka ne sjelljen tone ne fushen stervitore. Ne duhet te reagojme shpejt. Duhet te punoje cdo dite e me mire. Keshtu do te shkojme perpara148 tha Ancelotti.
147Tani nuk kemi arsye te buzeqeshim. Nese duam te ndryshojme shpejt ne duhet te punojme me teper. E dija se do te vije nje moment i veshtire por jo kaq i gjate. Kjo eshte teper e gjate148 perfundoi ai. Chelsea zhvillon tri ndeshjet e ardhshme perballe rivaleve per titull Tottenham Manchester United dhe Arsenal duke filluar nga udhetimi ne White Hart Lane.