Bundesliga Borussia Dortmund thellon diferencen

Borussia Dortmundit ka thelluar ne dhjete pike diferencen ne krye te renditjes te kampionatit gjerman pas fitores 0-2 ne fushen e Nuremburg. Nje tjeter hap i rendesishem drejt titullit kampion per skuadren e drejtuar nga Jurgen Klop e cila ka perfituar edhe nga humbja e ndjekesve me te afert te Mainz qe jane ndalur ne rezultatin 2-1 ne transferten kunder Eintracht Frankfurt.
Dortmund do te kalonte ne avantazh ne minuten e 22-te me Hummels i cili do te devijonte sakte nje goditje denimi te turkut Nuri Sahin. Ky gol do te mbyllte pjesen e pare te takimit nderkohe qe Borussia do te vuloste fitoren me Lewandowskin i cili do te perfitonte nga nje gabim i mbrojtjes per te dyfishuar rezultatin. Me kete fitore Borussia Dortmund eshte ngjitur ne kuoten e 40 pikeve pas 15 ndeshjeve te luajtura ne Bundesligen gjermane nderkohe qe vendi i dyte mbahet nga Mauinz me dhjete pike me pak.
Ne kampionatin francez Lille ka marre kryesimin e renditjes pas fitores tensitike 6-3 kunder Lorient. Asgje e lehte per vendasit qe mbyllen pjesen e para ne barazim 2-2 perpara se te arshivonin fitoren me kater gola te shenuar ne fraksionin e dyte. Pas ketij suksesi Lille eshte ngjitur ne kuoten e 28 pikeve 1 me shume se Paris Saint Germain qe ne ndeshjen e tij mundi 3-1 Brest.
Nertan Prifti