E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmerret Anglia le pa hotel Sep Blaterin

Kryetari i Bashkise se Londres Boris Xhonson ka zgjedhur nje menyre shume origjinale per tu hakmarre ndaj FIFA-s pasi keta te fundit tradhtuan kandidaturen e Anglise per te organizuar Boterorin e 2018-es. Xhonson ka anuluar rezervimin e hotelit luksoz ku Blater pritej te qendronte gjate zhvillimit te Lojerave Olimpike Londer 2012. Presidenti i organizmit me te larte futbollistik boteror do te qendronte per me shume se 7 dite ne nje suite hoteli e cila kushtonte 1.200 euro nata gjate ketij evenimenti. Lobimi i numrit 1 te kryeqytetit anglez nuk mjaftoi per te bindur zyrtaret e FIFA-s qe te mos ia akordonin Rusise te drejten e organizimit te Boterorit 2018.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›