Barcelona e arte

Vetem Barcelona. Pas turperimit te Real Madridit te Jose Mourinhos do te vije edhe nje tjeter triumf i rendesishem per gjigantin katalan. Topi i Arte 2010 eshte ceshtje e tyre.
Trofeu prestigjioz te cilin per here te pare magazina France Football do te ndaje se bashku me FIFA-n do t146i takoje nje futbollisti te Pep Guardiolas.
Keshtu ka bere te ditur e perditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport. E papritur eshte mungesa e mesfushorit te Interit Wesley Sneijder ne podium pavaresisht se sezonin e kaluar fitoi Ligen e Kampioneve Scudetton Kupen e Italise si dhe ishte finalist ne Kampionatin boteror 2010.
Ne podium do te gjenden Andres Iniesta fitues e pas tij Xavi dhe Lionel Messi. Topi i Arte nga viti 1998 e tutje gjate vitit te Kampionatit boteror i eshte dhuruar njerit prej kampioneve ne fuqi.
Iniesta i dhuroi Spanjes triumfin ne Boterorin 2010 ne Afriken e Jugut me golin qe e shenoi ne lojen shtese ne finale kunder Holandes. Sneijder deri disa dite me pare konsiderohej favorit pasi ishte lider i nje Interi qe fitoi ne Itali dhe Evrope rrugetim gjate te cilit eliminoi pikerisht Barcelonen ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve.
Mirepo mesfushori holandez ne syte e jurise se perbere nga gazetare trajnere dhe kapitene te ekipeve kombetare e ka paguar shtrenjte cmimin e rezultateve te dobeta te ekipit gjate ketij sezoni nen drejtimin e Rafael Benitezit pavaresisht se ishte perkrahur te fitoje cmimin nga vete Iniesta.
Ndersa ylli spanjoll i cili deri tri vjet me pare nuk hynte as ne mesin e 50 me te mireve ndersa me 2008 nuk ishte as ne top 30 ka fituar duelin me bashkekombesin dhe bashkelojtarin e tij Xavi fale golit ne finalen e Kampionatit boteror 2010 gare e cila organizohet nga FIFA.
Te henen sot France Football do ta zyrtarizoje podiumin ndersa fituesi do te shpallet me 10 janar ne Zurich. Thjesht detaje.