E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanada, uragani "Bill" shkakton reshje të dendura në Nova Scotia

Uragani "Bill" solli reshje të dendura dhe erëra të forta në Nova Scotia në lindje të Kanadasë, por stuhia e kategorisë së parë shkaktoi dëmë të pakta serioze duke qënë se ajo lëvizi në verilindje të rajonit.
Qendra Kanadeze e Uraganëve tha se ajo parashikon që "Bill" të dobësohet në një stuhi tropikale në Newfoundland. Reshjet e dendura dhe dallgët mbi 10 metër mund të shkaktojnë dëme.
Cape Breton, një nga zonat turistike kryesore në Nova Scotia pritet të dëmtohet më rëndë nga stuhia. Parashikuesit e motit presin në rajon erëra me shpejtësi më shumë se 85 mph. Fluturimet dhe shërbimi I trageteve janë pezulluar në këtë zonë.
Stuhia ka lënë pa energji më shumë se 23 mijë shtëpi dhe biznese në Nova Scotian jugore dhe ka rrëzuar pemët, por ka shkaktuar pak dëmë serioze në provincën e qytetit Halifax. Deri tani nuk janë raportuar viktima.
" Unë mendoj se ne jemi të bekuar që ai uragani është zhvendosur pak dhe se nuk jemi duke pësuar dëmët që menduam"-tha Craig MacLaughlan, Drejtori ekzekutiv I Zyrës së Emergjencave në Nova Scotia.
"Bill", uragani I parë i sezonit 2009 shkaktoi reshje në Bermuda shkaktoi dallgë të fuqishme në 52 km katror në territorin britanik, një qendër për industrinë e sigurimit global.
Ai solli gjithshtu dallgë dhe reshje të dendura në bregdetin Atlantik të Shba-së, duke përfshirë ishullin e Martha's Vineyard, ku presidenti Barack Obama dhe familja e tij do të fillojnë pushimet verore. Nisja e familjes presidenciale u vonua me 4 orë për shkak të stuhisë.
"Bill" është një uragan I kategorisë së parë nga 5 nivele sipas shkallës "Saffir Simpson", por ai është ende potencialisht kërcënues. Zyrtarët kanadezë thanë se ata ishin të shqetësuar veçanërisht për reshjet e dendura dhe se baticat e larta do të rëndojnë fryrjen e dallgëve që sjell uragani.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›