Ukrainë/ Shpërthim në një minierë, 8 të vdekur
Të paktën tetë persona kanë humbur jetën dhe 12 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi në një minierë metani në Ukrainë.
Ngjarja ka ndodhur në Makeevka, në afërsi të Donetskut, në lindje të vendit. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes. Të plagosurit, disa me djegie të rënda, janë shtruar në spital.
Në momentin e aksidentit në brendësi të minierës ishin 120 punëtorë, të cilët janë evakuuar menjëherë.