Ancelotti nuk brengoset

‘Les Parisiens’ shihen si favoritë për ta fituar titullin e kampionit pas përforcimeve të mëdha që bënë gjatë verës. Por, pas dy golave të shënuara nga Zlatan Ibrahimovic në ndeshjen e parë ndaj Lorientit, ata dështuan ta gjenin golin në përballjen e fundjavës që shkoi.
“Nuk ishte një lojë e mirë. Në krahasim me ndeshjen me Lorientin, ishim më të balancuar. Nuk pësuam gol, pore kishim një rast të pastër shënimi me Jeremy Menez. Vërejta vetëkënaqësi te lojtarët në pjesën e parë. Kjo nuk është ajo që mund ta japim ne, por nuk po brengosem. Ne patëm disa mungesa si Thiago Silva, Zlatan Ibrahimovic e Thiago Motta. Na nevojitet kohë”, deklaroi trajneri italian për mediat franceze.
Sipas tij, PSG ka ekip dhe kapacitet për të triumfuar sivjet në kampionatin francez, ndërsa pas 2-3 vjetësh do të jetë i fuqishëm edhe në Evropë.