E Shtunë, 31 Tetor 2026

Më të rëndësishme pikët sesa këmba

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në futbollin zviceran me protagonist futbollistin kosovar, Amir Abrashi.

Në fakt, mesfushori i Grasshoppersit e shënoi njërin nga dy golat e ekipit të tij ndaj Luzernit dhe teksa po nisej për ta festuar golin, në minutën e 78-të, bashkëlojtari i tij. Toko, pa dashje e shkeli në këmbë dhe ia lëndoi rëndë nyjën e këmbës.

Përfaqësuesi U-21 i Zvicrës u largua nga fusha me barelë, ndërsa ka thënë se nuk e di ende nëse do të mungojë për një kohë të gjatë.

Mirëpo, për të, më e rëndësishme është se ekipi zviceran fitoi, duke iu falënderuar pikërisht atij. “E shënova golin e parë të sezonit. Por, më e rëndësishmja është se i fituam tri pikë”, theksoi ai për mediat zvicerane, pas ndeshjes.

Ky nuk është rasti i parë që një lojtar lëndohet duke festuar. Edhe lojtarëve të mëdhenj si Thierry Henry, Zlatan Ibrahimovic, Robin van Persie e Martin Palermo, u kishte ndodhur një rast i njëjtë. Ende nuk dihet se sa do të mungojë 22-vjeçari.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›