E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ancelotti vazhdon ëndrrën me PSG

Skuadra franceze, PSG vazhdon të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve pasi që eliminoj skuadrën spanjolle Valencia. Skuadra e drejtuar nga Carlo Ancelotti nuk tregoj sot një paraqitje të mirë por që në fund arriti rezultatin që i duhej, një barazim 1 me 1.

Jonas në minutën e 55 shënoj për mysafirët. Vetëm 10 minuta më vonë, Lavezzi realizoj për barazim 1 me 1. Valencia u mundua të shënoj golin që do të dërgonte në vazhdime por që mbrojtja franceze ishte në nivel.

PSG e ka një nga prioritet e saj këtë vit triumfin në Ligën e Kampionëve, e cila mbetet një ëndërr e prirë nga trajneri i suksesshëm në këtë garë, Carlo Ancelotti./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›