Goli i Podolskit e ndali rekordin e Neuerit

Një gabim i portierit të Bayern Munchen, Manuel Neuer i kushtoj atij me gol të pësuar nga bashkëlojtari i tij në kombëtaren gjermane, Lukas Podolski.
Por gabimi i Neuer i prishi pikërisht atij një rekord të cilin vetëm po e thellonte. Goli i pësuar nga Arsenali u realizua pas plot 10 orë e 8 minuta loje pa pranuar asnjë gol të vetëm./Indeksonline/