E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderson drejt largimit nga United?

Duket se i ka ardhur fundi qëndrimit të mesfushorit të Manchester Unitedit, Anderson, në Old Trafford.
"The Mirror" njofton se braziliani ka debatuar me trajnerin Sir Alex Ferguson, ndërsa raportet e tyre janë në prishje e sipër.
Njoftohet se Anderson ka filluar bisedime me skuadrën braziliane Vasco da Gama dhe planifikon të kthehet në vendlindje.
Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka konfirmuar asgjë. Përkundër kësaj, drejtori sportiv i Vasco de Gamas, Rodrigo Caetano, madje ka mohuar spekulimet e tilla.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›