E Shtunë, 31 Tetor 2026

Super Rooney

Sir Alex Ferguson ka lavdëruar Wayne Rooneyn si “sulmues i klasit botëror” pasi një gol me kokë nga sulmuesi e dërgoi Manchester Unitedin në finale të Carling Cup.

Ekipi i Fergusonit do të takohet me Aston Villan në Wembley, pas fitores 3-1 (4-3) ndaj Manchester Cityt, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale.

“Kontrolli, udhëheqja në sulm dhe gjindshmëria e tij ishte e shkëlqyeshme. Wayne bëri një paraqitje të mrekullueshme, të klasit botëror”, tha Ferguson i entuziazmuar, pas eliminimit të rivalit të qytetit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›