E Shtunë, 31 Tetor 2026

Huntelaar nuk largohet

Drejtori sportiv i Milanit, Ariedo Braida, ka insistuar se sulmuesi Klaas-Jan Huntelaar nuk do të largohet nga klubi gjatë këtij muaji.

Reprezentuesi holandez kishte kërkuar të largohet nga San Siro, në mënyrë që t’i shtojë gjasat e paraqitjes në Kampionatin Botëror, pas mungesës së aktivizimit të vazhdueshëm këtë sezon.

Arsenal dhe Tottenham janë në mesin e klubeve të interesuara për Huntelaarin, por Braida ka theksuar se futbollisti nuk do të largohet këtë muaj.

“Huntelaar do të mbetet këtu, e përsëris do të mbetet në Milan”, tha ai.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›