E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Hyseni: Situata në veri po pengon njohjet

Ministri i Jashtëm kosovar, Skënder Hyseni ka deklaruar se situata në zonat veriore po bëhet pengesë për njohjet e mëtejshme të Kosovës.
"Ky fakt është pengesë jo vetëm për njohje të reja, por edhe për çështje të tjera. Prandaj them se është momenti i duhur që në veri të ndërmerren veprimet e duhura, në mënyrë që të rivendoset rendi dhe ligji", ka pohuar Hyseni.
Gjithashtu ai ka shprehur bindjen e tij se disa vende do ta njohin Kosovën para se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të japë opinionin e saj për pavarësinë.
Ndërkohë, Hyseni nuk mundi të zhvillonte një lobing për pavarësinë në Unionin Afrikan, pasi autoritetet etiopiane nuk i dhanë vizën për të hyrë në territor.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›