E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anderson i prish punët me Ferguson

Braziliani Anderson, i ka prishur punët me menaxherin skocez, Sir Alex Ferguson. Sipas mediave angleze, mesfushori majtak mund të largohet nga Manchester United.

E përditshmja braziliane Globoesporte, shkruan se ish futbollisti i Gremios, i lindur në vitin 1988, është i zhgënjyer me minutazhin që i është ofruar në ndeshjet e fundit, andaj i ka kërkuar zyrtarëve të klubit që ta shesin gjatë afatit kalimtar të janarit, i cili përfundon të dielën.

Globoesporte shkruan po ashtu se Anderson mund të rikthehet për të luajtur në Brazil.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›