Andi Bushati në pub me një vajzë bjonde
Gazetari i njohur dhe prezantuesi i programit “Zonë e ndaluar” Andi Bushati ka edhe një pasion tjetër përveç gaztearisë dhe studiove serioze të televizionit. Ai preferon jetën e natës dhe lokalet e zhurmshme që kryesisht frekuentohen nga të rinjtë dhe ku muzika është e përzgjedhur për shijen e tyre. Por gjithë kjo atmosferë huose, hip hop dhe rep duket se i shijon shumë edhe Bushatit i cili krahas atmosferës, kënaqet shumë edhe me shoqërinë me të cilën i frekuenton këto pube. Të shtunën e kaluar ai është parë në shoqërinë e një vajze bjonde por është treguar shumë i kujdeshëm para paparacëve duke shprehur bezdi dhe refuzim për tu fotografuar. Por me pak mundim paparaci ynë ia ka dalë duke na sjelle disa foto nga larg të Andit me miken e tij bjonde.