E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andi Lila, gol për Janinën me aromë Champions

GREQI - Ka qenë minuta e 88-të e ndeshjes PAOK–Janina, kur mesfushori shqiptar Andi Lila ka shënuar golin e vetëm të takimit në portën e PAOK-ut, duke i dhënë fitoren kështu ekipit të tij, Janinës.

Një gol që jo vetëm ka vlerën e tri pikëve, por e ngjit Janinën në krye të grupit të “play-off”-it dhe mund të sigurojë pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve për herë të parë.

Lila është aktivizuar për 90 minuta kundër Egys Kaçes, mesfushorit tjetër shqiptar që sapo është grumbulluar për herë të parë në ekipin kombëtar. Kaçe madje ka marrë edhe një karton të verdhë, por nuk ka përballuar dot Lilën, që detyrohet t’i hapë rrugë.

(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›