Tenis, Serena Uillams fiton turneun e Romës
ROME - Serena Uilliams sërish dominuese, teksa fiton titullin e katërt radhazi këtë vit.
Amerikania mundi Viktoria Azarenkan 6-1, 6-3 në finalen e Romës, sukses ky që vjen pas atyre të Miamit, Çarlestonit, Karolinës së Jugut dhe Madridit javën e kaluar.
Serena Uilliams do të shkojë kështu drejt French Open, që starton të dielën tjetër, me 24 fitore radhazi, shifra më e mirë kjo në karrierën e saj.
Trofeu i mëparshëm i Serena Uilliams në Itali ka qenë vetëm ai në vitin 2002, kur arriti të mposhtë në finale Justine Henin.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)