Andi Lila “Në Janinë më duket vetja si në Shqipëri”

/* */
Mbrojtësi i Janinës në kampionatin grek dhe i Kombëtares shqiptare rikthehet në dispozicon të trajnerit Josip Kuzhe pas pezullimit me Francën dhe Luksemburgun. Ish-lojtari i Besës dhe Tiranës tha se ai ndihet plotësisht i gatshëm për të ndihmuar shokët dhe skuadrën për të përballuar një ekip të madh si “gjelat” e Lorent Blankut.
Andi, munguat në dy ndeshjet e fundit, si me Francën (1-2) ashtu dhe Luksemburgun (1-2). Si i vlerësoni tani, pas afro një muaji kur dhe gjërat janë ftohur?
Dua të theksoj se bëmë një nisje shumë të mirë të eliminatoreve dhe gjatë periudhës në vazhdim bëmë ndeshje të mira. Në dy takimet e fundit, unë nuk kam luajtur, pasi u dënova me karton të kuq në Bosnjë. Më erdhi shumë keq, që ekipi unë nuk fitoi me Luksemburgun, për të arritur dhe një objektiv që i kishim vendosur vetes, qysh në fillim të sezonit për një renditje më të mirë në klasifikimin përfundimtar.
Nëse do të bënit një parashikim për ndeshjen me Francës, cili do të ishte rezultati më i pranueshëm?
Duhet të jemi gjithmonë me këmbë në tokë. Duhet të flasim realitetin. Franca është kampione bote, kampione e Europës. Është një nga ekipet më të forta në botë. Ka mundur Brazilin. Ne kemi treguar se mund të bëjmë gjëra shumë të mira edhe me ekipe shumë të forta. Shpresoj shumë që gjithkush nga ne, që do të jetë në fushën e lojës të bëjë një paraqitje sa më të mirë. Fanela e Kombëtares është shumë e rëndë.
Shqipëria ka shumë mungesa në ndeshjen kundër Francës. A keni folur me trajnerin për pozicionin tuaj në fushë?
Është ende herët, por atë e vendos trajneri Kuzhe, se ku do të luaj.
Me skuadrën tuaj, PAS Janinën, jeni shndërruar në një titullar të padiskutueshëm. Si e ndjeni veten në skuadrën tuaj të re?
Kam luajtur në të pesta ndeshjet e kampionatit grek dhe besoj se kam bërë një paraqitje të mirë, duke luajtur nga 90 minuta të plota. Fillimi më i mirë, që ndoshta dhe vetë nuk e kisha parashikuar. Deri tani me Janinën po bëjmë rezultate shumë të mira, përderisa në tetë ndeshje kemi arritur të grumbullojmë tetë pikë dhe të jemi në vendin e katërt. Një gjë, që në Greqi nuk e kishin besuar. Jemi në hapat e duhura dhe mendoj se kemi lojtarë të mirë. Janina në shtatë vitet e fundit ka hyrë dhe ka dalë shpesh nga Superliga. Këtë vit objektivi kryesor është që të qëndrojmë në Superligë.
Në Janinë jeton një komunitet i madh shqiptarësh. A keni pasur raste të kontaktoni me ta?
Në Janinë, mesa di unë jetojnë rreth 10 mijë shqiptarë. Kjo është një gjë pozitive. Gati çdo ditë unë njihem me shumë njerëz të rinj. Ndihem tamam si të jem në Shqipëri. Më kanë ndjekur gjatë ndeshjeve me Janinën dhe më kanë mbështetur shumë. Është një gjë pozitive dhe për moralin tim. Jam gjithmonë i karikuar. Tifozët shqiptarë më inkurajojnë. Emocionohem kur më thërrasin emrin tim, në stadiumin e Janinës.
A keni menduar se mund të ndërroni skuadër në fund të sezonit?
Po. Ju e dini se kam luajtur me para katër sezonesh kam luajtur për gjashtë muaj me Iraklisin e Selanikut. Shumë prej lojtarëve të rinj të atij ekipi, tani luajnë tani me skuadra të mëdha, si Panathinaikos apo AEK. Pse jo, është e mundur të transferohem. Gjithsesi, është akoma shpejt.