E Diel, 1 Nëntor 2026

Murati, njeriu pa dokumenta, tani diplomat i Shqipërisë

/* */

PARIS — Pa asnjë dokument gjatë mbërritjes së tij në Paris në vitin 1991 përpara se të shkëlqentë me Paris Sën Zhermenin, Edvin Murati ka bërë gjithmonë rolin e anisjes midis Tiranës dhe Parisit, por tani këshilltari ekonomik ka të drejtën e respektimit para ndeshjes eliminatore të Euro 2012-s midis dy vendeve të zemrës së tij këtë të premte.

“Isha 15 vjeç kur unë mbërrita në Francë, në shtator të vitit 1991 në bagazhin e një makine”, - kujton mesfushori i majtë 35 vjeç, tani në një zyrë të ambasadës të Shqipërisë në Paris. “Babai im ishte pastiçier i ish-diktatorit komunist, ateherë ishim shumë të mbrojtur. Por, megjithatë unë tentova të kërkoja shansin tim duke u bashkuar me vëllain tim në Paris dhe të luaja futboll”.

Jeta prej klandestini e ish-lojtarit të rinjve të Partizanit, filloi atëherë kur ai këkroi të kishte një provë te Paris Sën Zhermeni një vit më pas.

Shtatvogël dhe teknik, mefushori, që morri në vitin 1998 nënshtetësinë e dyfishtë në të njëjtën kohë me paraqitjen e tij në Kombëtare, dhe nisi një karrierë që vijoi me Lilën (Francë), Dyselodorf (Gjermani) dhe Iraklisin e Selanikut (Greqi), përpara se të tërhiqej nga futbolli në moshën 32 vjeç për shkak të këputjes së ligamenteve.

            “Duke parë marrëdhëniet që unë kisha krijuar në Francë, dhe me amabasadotin, përse të mos punoja me ndërmarrjet franceze për t’i sjellë ato në Shqipëri”, tha për “AFP” këshilltari ekonomik shqiptar.

           
Përveç shqipes dhe frëngjishtes, ai flet gjithashtu gjermanisht, italisht, anglisht dhe greqisht, dhe fama e tij mund të bindë shoqëritë e mëdha të investojnë në një vend në të cilin ekonomia po zgjohet pas një gjumi të gjatë politik. “Në vitin 2011, Shqipëria doli nga lista e vendeve pak të sigurta. Klishetë nuk korrespondonin me realitetin”, theksoi ambasadori Ylljet Aliçka, shkrimtar-skenarist gjatë orëve të tij të lira. “Edvini na ka dhënë një vrull të ri duke tërhequr vëmendjen e shoqërive të mëdha përkundrejt Shqipërisë. Është dikush shumë i disiplinuar dhe efikas. Për atë, të gjitha dyert janë të hapura në Shqipëri”.

            Ato u bënë pikërisht të mëdha qysh nga 4 shtatori i vitit 2004, në fitoren kundër Greqisë, rivales së made, e sapo kurrorëzuar kampione e Europës, të rrëzuar në Tiranë (1-2), pas një goli të shënuar nga ky lojtar, që u bë ndërkombëtar edhe ose babai i tij refuzonte ta ndiqte në stërvitje.

“Është goli im i vetëm që unë kam shënuar me kokë, dhe për më tepër Greqisë se asaj epoke”, shprehet ai akoma me entuziazëm. Tani, kur ai kthehet në Tiranë është i shoqëruar nga përfaqësues të shumëkombëshve të mëdha që dëshirojnë të investojnë në vendin ku përmirësmi i infrastrukturës së tij të shkatërruar nga diktatura dhe konfliktet.

            “Me ambasadën, unë kam ngritur një klub biznesi franko-shqiptar. Societe Generale dëshiron të jetë partnere e kampionatit. Do të provojmë të fusim edhe kompaninë ‘Axa’ në futbollin shqiptar”, jep ai detaje. “Kjo ndeshje e së premtes midis kombeve është momenti më i mirë për të afruar ndërmarrjet”.

            “Më pëlqen ideja të bëj diçka për vendin tim, vazhdon ai. Kur isha lojtar, kjo përkufizohej të jepja më të mirën time. Kur nuk mund të vraposh më, duhet të përdorësh kokën. Reputacioni im më shërben për të fituar kohën. Futbolli është shumë i lidhur me biznesin dhe në shpiptarët e adhurojmë futbollin...”.

            I martuar me një franceze, banues në Paris, por patriot deri në palcë, Murati do të dëshironte të ndryshonte edhe mentalitetin e një vendi imazhi i të cilit është padrejtësisht pas tij. “I duhet dhënë një tjetër imazh vendit. Librat e historisë nuk bëhen në një ditë, ato janë gjithmonë pas”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›