E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andis Harasani: Program konkret për modernizimin e PS

30-08-2011 / Gazeta 55

Kritikët e Ramës janë duke hartuar platformën politike për një PS ndryshe

Kritikët e lidershipit të selisë rozë në PS, kanë nisur nga puna hartimin e një platforme politike, e cila në thelb ka modernizimin dhe demokratizimin e PS-së. Lajmin e bën të ditur sekretari për Programin Politik në PS, deputeti Andis Harasani, i cili shprehet se socialistët e thjeshtë meritojnë të përfaqësohen më denjësisht. “Një grup deputetësh socialistë janë duke përgatitur një draft të posaçëm, e cila do të jetë një platformë politike, për modernizimin e Partisë Socialiste dhe kthimin e saj në forcën politike më të rëndësishme në vend. Së bashku me mua, edhe deputetë të tjerë të PS-së, po punojnë për një platformë të plotë Politike dhe Ekonomike, e cila në thelb do të ketë, një Parti Socialiste moderne”- u shpreh Harasani. Ai deklaroi se mënyra e drejtimit të PS-së nuk i ngjason një force politike demokratike, përsa delegjitimohet debati i brendshëm, kritikët përjashtohen nga radhët e Partisë dhe deputetët mbahen pa dëshirën e tyre jashtë dyerve të parlamentit. Duke u shprehur skeptik për atë që mund të ofrojë “kursi i ri”, i përmendur nga Edi Rama, Andis Harasani thotë se, që PS të fitojë në 2013, duhet të kthehet në gjurmët e 2005-ës dhe t’i shtrijë dorën aleatëve. Duke iu referuar zërave të selisë rozë, për një përjashtim të mundshëm të deputetëve kritikë nga radhët e PS, deputeti Harasani shprehet se atë s’do ta nxjerrë askush jashtë radhëve të partisë së tij.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›