Andis Harasani Protestat e PS-se bezdisje dhe shqetesim per qytetaret

Anetari i kryesise socialiste thote se nisma e fundit e Rames per ngritjen e Akademise Politike eshte nje tjeter absurditet pasi aty vetem akademike qe nuk ka
Anetari i kryesise dhe njeherazi deputeti i Partise Socialiste Andis Harasani shprehet se vendimi me i fundit i partise qe ai perfaqeson per rinisjen e protestave popullore eshte levizje e gabuar dhe pa perspektive. Ai i ka konsideruar protestat si nje nisme te pajustifikueshme sepse jane kthyer sipas tij ne shqetesim per qytetaret. Une i shikoj te pajustifikueshme protestat. Ajo qe ne po na ndodh ne Partine Socialiste eshte se ne thjesht po i lodhim njerezit dhe po haxhojme ato energji qe fare mire duhet te ishin per organizimin e Partise Socialiste per tu bere gati per te fituar zgjedhjet e ardhshme lokale- u shpreh Harasani. Deputeti socialist kritikon edhe qendrimin e Partise Socialiste kundrejt parlamentit. Teksa komenton mungesen e votes per buxhetin ai thote se prania e PS-se ne Kuvend po pa votuar eshte nje forme bojkoti ndaj ketij institucioni. Fatkeqesisht Partia Socialiste vazhdon bojkotin e parlamentit bojkotin qe ka filluar qe nga zgjedhjet e 2009-es dhe jam i bindur qe eshte thjesht bojkot. Porsa kohe ne shkojme ne parlament thjesht per te votuar prezencen thjeshte per te thene ate qe kemi per te thene dhe me pas largohemi pa votuar kjo eshte nje proces bojkoti i cili eshte teresisht i pajustifikueshem- deklaron anetari i kryesise dhe deputeti socialist Andis Harasani. Nderkohe ai kritikon gjithashtu edhe nismen e fundit te Partise Socialiste per ngritjen e Akademise Politike te kesaj force politike. Deputeti Harasani veren se ne kete akademi vetem akademike nuk ka. Eumlshte nje Akademi pa akademike. Fakti qe nje nga akademiket me te spikatur te Shqiperise te trevave shqiptare dhe te Partise Socialiste prof. Dr. Rexhep Meidani nuk ishte i ftuar ne ate Akademi flet shume- nenvizoi Andis Harasani deputet i Partise Socialiste.
...